Kupa e Shqipërisë merr skenën dhe sot përcaktohen skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale. Dy prej ndeshjeve dallojnë, pasi mund të konsiderohen finale të parakohshme. Gjithsesi goglat këto përballje rezervuan.
Prej orës 13:00 nisin ndeshjet dhe sytë fillimisht janë te Laçi-Partizani, skuadra që rivalizojnë edhe për titullin kampion. Faktori fushë nuk është se ndikon shumë, pasi luhet pa praninë e tifozëve.
Në të njëjtën orë zhvillohet edhe Dinamo-Skënderbeu. Blutë e kryeqytetit, që janë pranë rikthimit në Superiore, do kërkojnë të eliminojnë korçarët që kanë marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë.
Në orën 16:00 luhet dy takimet e tjera çerekfinale. Vllaznia pret në Shkodër Korabin që më parë ka eliminuar Tiranën kampione në fuqi dhe finaliste të Kupës së Shqipërisë vjet. Sigurisht skuadra e Brdaric është favorite.
Dueli tjetër është ai mes Teutës dhe Kukësit, skuadra që janë ndeshur shpesh në Kupën e Shqipërisë vitet e fundit. Verilindorët janë kualifikuar tre herë përballë “Djemve të Detit”, që sivjet shikohen si favoritë. / abcnews.al