Në kuadër të Kupës së Shqipërisë, data 3 prill rezervon takimet e fazës gjysmëfinale mes katër ekipeve që luajnë për një vend në finale. Kukësi pret Tiranën, rekordmene në këtë kompeticion me trofetë e fituar. Ky duel do të zhvillohet në “Kukës Arena” prej orës 15:00.
Në të njëjtën orë luhet edhe takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Egnatia, fituese në fuqi e kupës, përballet me Vllazninë në Rrogozhinë.
Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League./ h.ll/abcnews.al