Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e botës kthehet në Europë/ Parashikimet statistikore dhe “bookmakers” janë thuajse të sigurta

schedule11:30 - 13 Korrik, 2026

schedule 11:30 - 13 Korrik, 2026

Kupa e Botës do të kthehet në Europë. Gjithçka do të vendoset në fushë, në fillim me gjymsëfinalet dhe më pas me finalen e madhe më 19 korrik në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi, por deri atëherë për fundin e “Botërorit 2026” janë të sigurta parashikimet, ato statistikore dhe të kompanive ndërkombëtare të basteve.

Me tre nga katër skuadrat gjysmëfinilste që vijnë nga kontinenti i vjetër, matematika është e thjeshtë, por ajo që bie në sy janë kuotat e ulëta të Argjentinës, kampione e botës në fuqi.

Sipas sitit të specializuar në statistikave dhe analizës sportive, “OPTA”, Franca, Spanja dhe Anglia kanë më shumë shanse të grenë lart trofeun e Kupës së Botës.



“Gjelat” kryesojnë renditjen, të ngjekur nga spanjollët dhe anglezët, ndërsa Mesi dhe shokët e tij mbyllin klasifikimin. Këto llogari do të ndryshojnë pas gjysmëfinaleve, ku Franca dhe Spanja do të përballen mes tyre, ndërsa Anglia do të masë forcat me Argjentinën.

Në total nuk ka ndryshime as në parashikimet e kompanive të basteve, por me një detaj llogjik, që nxjerr Anglinë në vendin e dytë të favoritëve, menjëherë pas Francës.

Kjo pasi në parashikiimet paraprake për gjysmëfinalet, Mbappe dhe shokët e tij janë favoritë ndaj Spanjës, ndërsa “Tre Luanët” ndaj Argjentinës. Port ë gjitha këto janë në letër. Futbolli luhet në fushë dhe siç ka treguar ky Botëtor, por edhe historia gjithçka mund të ndodhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!