Kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE, Orban do të takohet me Macron në Paris

schedule14:56 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 14:56 - 5 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të takohet të enjten në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron. Diskutimet zhvillohen përpara samitit të BE-së, në të cilin liderët e unionit do të diskutojnë anëtarësimin e Ukrainës në bllok, gjë të cilën Orban e kundërshton.

Ai tha të hënën se samiti nuk duhet të marrë një vendim as për anëtarësimin në BE për Ukrainën, as për një buxhet që përfshin 43 milionë paund në mbështetje ekonomike për Kievin. Çdo vendim për bisedimet e pranimit kërkon mbështetjen unanime të liderëve të BE-së.

Orban ka mbajtur lidhje me Moskën pavarësisht se BE-ja vendosi sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë./abcnews.al