Kundër punimeve në Sinec, banorët e Lumasit përplasen me inxhinierët e IKMT-së: Duam drejtësi

schedule19:28 - 16 Gusht, 2021

schedule 19:28 - 16 Gusht, 2021

Vazhdojnë ende protestat nga banorët e Lumasit të cilët kundërshtojnë ndërtimet tek burimi i Sinecit pasi sipas tyre, projekti po dëmton zonë e mbrojtur duke shkatërruar burimit, që sipas tyre është i vetmi burim jetese.

Prej disa muajsh banorët kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit nga kompania Salillari. Ndërkohë këtë të hënë ka pasur një përplasje të banorëve me përfaqësues të IKMT-së.

Lexo edhe: “Salillari”, banorët e Lumasit u rikthehen protestave

Gjatë inspektimit banorët janë irrituar duke ju bllokuar rrugën inxhinierëve të urbanistikës së bashkisë së Kuçovës si edhe përfaqësues të IKM të Tiranës.

“Protestuesit u irrituan sepse IKMT nuk kishte arsye të merrte inxhinierë të Salillarit. Prej 4 muajsh ata na kanë dhunuar dhe kanë shkatërruar zonën e mbrojtur. Ai tha se do të veprojmë sipas ligjet duke na dhënë të drejtë sepse zona e mbrojtur është shkatërruar. Na u tha se nuk jepen vendime pa u konsultuar. Unë kam treguar hartën që tregon zonën e mbrojtur me burimin dhe  ndërtesën. Përgjigja e tyre ishte se do të vepronin sipas ligjit. Ndoshta IKMT nuk ka besim tek punonjësit e saj, por IKMT duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos përfshihet me asnjë”, tha një nga protestuesit.

Nga ana tjetër avokati i çështjes Arben Llangozi, tha se grupi i inspektimit pyeti vetëm inxhinierët e Bashkisë dhe inxhinierët e firmës Salillari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!