“Kundër çdo lloj dhune”, Mario Balotelli mbështet protestën e zhvilluar në Tiranë

schedule20:38 - 5 Qershor, 2020

schedule 20:38 - 5 Qershor, 2020

Përdhunimi i adoleshentes 15-vjeçare nga një 65-vjeçar, ka shkaktuar zemërim të madh në Shqipëri. Ditën e djeshme u mbajt një protestë në formë marshimi, që nisi në sheshin “Nënë Tereza”.

Shumë persona u mblodhën dhe nuk munguan pankartat e ndryshme. Një prej shumë fotove që qarkulluan në rrjetet sociale, mori edhe vëmendjen e Mario Balotellit.

LEXO EDHE: FOTO/ Arbana Osmani, Eli Fara e Grida Duma, VIP-at që protestuan për abuzimin e të miturës

Sulmuesi italian nuk është menduar dy herë dhe e ka postuar në faqen e tij zyrtare, duke u solidarizuar me protestën në Tiranë. “Ndal çdo lloj forme dhune“, shkruan Balotelli, i cili është shok skuadre me Emanuele Ndojn te Brescia. /abcnews.al

 

Postimi i Balotellit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!