Kumbulla fiksimi i Interit, zbulohet plani për të bindur Hellas Verona

schedule10:11 - 24 Shkurt, 2020

schedule 10:11 - 24 Shkurt, 2020

Marash Kumbulla është kthyer në një fiksim për Interin, që po mundohet të shfrytëzojë raportin e mirë që kanë me drejtuesit e Hellas Verona. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet me 25 milion euro, ndërkohë që për shërbimet e tij interesohen disa klube të Serie A.

Gjithashtu Kumbullën e duan edhe në Angli e Gjermani, madje kanë dërguar edhe skaut për ta parë gjatë ndeshjeve të kampionatit italian. Në verë do jetë e pamundur që Hellas Verona ta mbajë në ekip, për shkak të ofertave të shumta.

Pavarësisht konkurrencës së madhe, Interi nuk dorëzohet dhe ka një plan. Për Kumbullën ata ofrojnë tre lojtarë, sikurse raportohet në mediat italiane. Kartoni i Eddy Salcedo mund t’i ofrohet Hellas Verona, sikurse edhe ai i Federico Dimarco.

Të dy këta futbollistë Interi i ka huazuar te Verona për momentin dhe mund t’i lërë përfundimisht aty. Në marrëveshje programohet të përfshihet edhe sulmuesi i talentuar, Sebastian Esposito. Ky i fundit në huazim, pasi Interi e sheh atë si një lojtar premtues për të ardhmen. / abcnews.al