Marash Kumbulla ishte titullar në dy miqësoret e fundit kundër Uellsit dhe Çekisë, duke i dhënë fund një sezoni të gjatë. Mbrojtësi ka bërë bilancin e tij dhe anon te pozitivja, edhe pse ka shumë pritshmëri.
“Pas dy miqësoreve të rëndësishme me kombëtaren, sezoni im ka përfunduar. Ka qenë emocionues për mua: debutimi me fanellën e Roma në kompeticionet europiane dhe goli im i parë me këtë ekip, goli i parë në Serie A, rritja ime me Shqipërinë, që ëndërroj të arrij objektivave të rëndësishme.
Ka pasur kaq shumë gjëra pozitive që i mbaj për vete. Nga ana tjetër, gjërat negative më kanë ndihmuar të mësoj.
Ky është vetëm fillimi dhe unë dua të vazhdoj të rritem. Mezi pres sezonin e ardhshëm që të jem në gjendje të takoj tifozët në Olimpico. Faleminderit”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale. /abcnews.al



