Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Luginën e Preshevës, Kujtim Sadriu ka qenë i ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, ku ka folur për pozicionin e tij të ri dhe misionin ka për kulturën në Preshevë.
Ai është shprehur se ka 8 muaj që ka marrë detyrën dhe në momentin që e ka marrë, aktivitet nuk ka qenë të rregullta.
“Pas vitit 2020, globi ishte në kolaps për shkak të Covid. Ka lënë shumë pasojë edhe në Kulturë. Unë kam marrë detyrën para 8 muajsh Aktivitet ka qenë jo të rregullta. Në vitet 90, ky institucion ka qenë një vatër aktivitetesh.
Sapo mora detyrën, në një kohë rekord kam arritur të siguroj një sërë aktivitetesh. Kemi pasur 7 filma që na i ka dhënë kinematografia e Kosovës.
Ditët e komedisë shqiptare kemi pasur një sërë aktivitetesh. Në shtator të këtij viti do të kemi rreth 7 ditë shfaqje. Varet sa interes do të ketë dhe sa mundësi do kemi ne,”.
Në lidhje me financat Sadriu u shpreh se ka një buxhet prej 25 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës në Serbi, ndërsa nuk ka marrë asnjë qindarkë nga qeveria e Kosovës, i cila sipas paratë të cilat duhet të shkonin për kulturën në Preshevë i ka shpërdoruar duke ia dhënë organizate fiktive.
“Shtëpia e Kulturës për aktivitet kulturore merr 25 mijë euro buxhet. Vitin e kaluar është financuar rinovimi i skenës. Kam kërkuar financa për një festival ballkanik, po presim përgjigje.
Me qeverinë e Kosovës, keni marrë ndihma?
Për fat të keq qeveria e Kosovës nuk ka mbështetur asnjë institucion kulturor në Preshevë. Janë mbështetur organizata fiktive të cilat kanë shpërdoruar paratë.
Ka raste që janë financuar edhe studentë. Në fushën e kulturës, nuk është mbështetur asnjë institucion,” u shpreh ai.r.t/abcnews.al