Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vaut të Dejës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Waves”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Koman janë arrestuar një 23 dhe një 34 vjeçar.
Ndër të tjera mësohet se këta dy persona u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në këtë fshat.
Ndërkaq në cilësinë e provës material janë asgjësuar me anë të djegies 156 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al