Kultivoi kanabis në serë, arrestohet 50-vjeçari në Roskovec

schedule11:02 - 4 Maj, 2021

schedule 11:02 - 4 Maj, 2021

Një 50-vjeçar në Roskovec të Fierit është arrestuar për kultivim kanabisi.

Mësohet se 50-vjeçari me iniciale A. P., u vu në pranga pasi gjatë kontrolleve në një serë në pronësi të tij në fshatin Kurjan, policia gjeti të kultivuara bimë kanabisi.

Bimët narkotike u sekuestruan ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/