Kultivoi 22 kg kanabis, habit 24-vjeçari në polici: Më duhen para për muajin e mjaltit

schedule11:18 - 13 Janar, 2023

schedule 11:18 - 13 Janar, 2023

“Duhet të martohem, por nuk kam para”.

Ky është arsyetimi i dhënë në polici nga një 24-vjeçar kur iu gjetën 22 kilogramë kanabis në kopshtin e tij në Verano Brianza, afër Milanos. Siç raporton ERT, droga, me një vlerë rreth 80 mijë euro, u gjet në pako të mbyllura brenda një valixhe.

24-vjeçari ka precedentë penalë dhe tashmë është në hetim për kultivim të lëndës narkotike dhe është justifikuar në polici duke theksuar se paratë do t’i përdorte “për të paguar muajin e mjaltit pas martesës”.

I riu është dërguar në burgun e Monzës, në verilindje të Milanos.

/abcnews.al