“Ndryshimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është se ky i pari është i korruptuar i aftë dhe tjetri, i paaftë.” Kështu është shprehur drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në Log nga Endri Xhafo.
Patozi u shpreh ndër të tjera se ai “luftën” nuk e ka personale me asnjë, pasi politikën nuk e lidh me individë të veçantë.
https://youtu.be/F8Xpv4If0Wk
“Nuk e kemi me Bashën. Nuk e lidh politikën me personat. Të tjerët i konsideroj si njerëz që gabojnë e ndryshojnë. Pas 26 prillit, Shqipëria të ketë një lloj clirimi nga kjo lloj kapje e demokracisë dhe institucioneve të shtetit. Nuk e di a do ia dalim, nuk është e lehtë… Shiko si është katandis Shqipëria nga politika e djallëzuar…Edi Ramën po e trajtojnë si perandori Diell, nuk është kështu. Unë një ditë nuk dal në rrugë të merrem me politikë nëse do ishte personale. Ky që është kryeministër sot, dua që t’i kishte të prera duart nëse vazhdon ta mbajë pushtetin. Do doja që të ikte nga pushteti që sot. Basha ka një problem, i korruptuar i aftë njëri, tjetri i korruptuar i paaftë.”
Patozi shtoi se kryedemokrati “kullon nga korrupsioni sepse ka një opozitë të korruptuar.” Ndërsa, sa i përket LSI-së, Patozi tha se me gjithë “defektet e saj ajo është krijesë shqiptare.”
“Ka dhe njerëz normalë aty, që nuk kanë të njëjtën ngarkesë në dëmet që kanë shkaktuar… Këtij vendi të droboitur nga maskarenjtë e politikës, t’i jap një mundësi tjetër. Kujt t’i djegë le ta mbajë.”
Nga ana tjetër, Jozefina Topalli u shpreh se tre personat që po drejtojnë sot jetën politike kanë një përgjegjësi të madhe për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.
“Ka shqiptarë që ka të inatosur me Ramën. Ai nuk ka qeverisur, por ka sunduar. Ka ca oligarkë që drejtojnë edhe kryeministrin. Po drejtohet vendi nga njerëz që nuk janë fare të votuar…” s.b/abcnews.al/