Kulla Eiffel shënon 130-vjetorin e ndërtimit të saj

schedule12:59 - 1 Prill, 2019

schedule 12:59 - 1 Prill, 2019

E ndërtuar në 31 Mars të 1889-s, ishin të shumtë intelektualët francezë që kundërshtonin ekzistencën e saj. Por tashmë pas 130 vitesh janë 7 milionë vizitorë që shijojnë panoramën e mrekullueshme nga kulla Eiffel.

Duhej të kishte qëndruar vetëm 20 vjet, por kulla Eiffel vazhdon të jetë në qendër të Parisit prej 130 vitesh. Një prej monumenteve më të admiruara në botë me 7 milionë vizitorë në vit, feston më shumë se një shekull ekzistencë turistët të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar panoramën mbi Paris, vijnë nga e gjithë bota.

Të gjithë janë dakord për bukurinë e monumentit të ndërtuar në rrugën e Champs de Mars në 31 Mars 1889 me rastin e ekspozitës universale të Parisit në të njëjtin vit. Turistët shprehen se kulla është një ikonë pasi kur mendohet për Parisin mendohet dhe për kullën e Eiffel, e cila në ndërtimin e saj ka diçka që e bën unike.

Por kulla Eiffel nuk i pëlqente të gjithë intelektualëve të asaj kohe: nga Verlaine tek Dumas e Maupassant nuk numërohen firmat në dokumentin ku i kërkohej autoriteteve të Parisit që të ndalonin ndërtimin e kullës. Por tashmë pas 130 vitesh askush nuk lejon prekjen e saj./abcnews.al