Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të dërgojë më shumë armë në vendin e tij dhe të vendosë sanksione shtesë kudër Rusisë, shkruan CNN.
“Sot, iu drejtova ministrave të BE-së në Këshillin e Punëve të Jashtme”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter.
Weapons: grateful for the extra €500 mln under the EPF and urge additional bilateral military aid. Sanctions: energy embargo, price cap on oil, ban on all Russian TV channels. I encourage EU states to support the Special Tribunal for the Crime of Aggression Against Ukraine 2/2
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) July 18, 2022
“Mesazhi im kryesor janë armët për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe dënimi i Rusisë. Këto janë tre mënyrat për të rivendosur paqen, për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur stabilitetin në Europë.
“Gjithashtu u jam mirënjohës BE-së për miratimin e paketës me ndihma ushtarake me vlerë prej 500 milionë eurosh,” theksoi Kuleba.
Duke iu drejtuar vendosjes së sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, ministri ukrainas tha se është e nevojshme, embargoja e energjisë, kufiri i çmimit të naftës, ndalimi i të gjitha kanaleve televizive ruse.
“I inkurajoj shtetet e BE-së të mbështesin Gjykatën Speciale për krimet kundër Ukrainës”, theksoi Kuleba.
/abcnews.al