Edhe qarku i Kukësit që përfshin tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë është përgatitur për zgjedhjet e 14 majit.
Në Kukës janë thirrur për të votuar 45 mijë e 855 qytetarë në 73 qendra votimi për të zgjedhur njërin prej tre kandidatëve si kryetar bashkie. në garë janë Safet Gjici i Partisë socialiste, Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Abedin Oruçi i partisë për integrim dhe europianizim.
Ndërkohë në Bashkinë Has janë thirrur për të votuar 16 mijë e 543 qytetarë në 28 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Hasit, Miftar Dauti i kualicionit “bashkë fitojmë” dhe Beqir Mulaj i partisë socialiste.
Ndërsa në Bashkinë Tropojë janë thirrur për të votuar 22 mijë e 285 qytetarë në 38 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Tropojës, Rexh Byberi i partisë socialiste dhe Besnik Dushaj i kualicionit “bashkë fitojmë”./abcnews.al