Tentuan t’i fusnin në Shqipëri mbi 20 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy shqiptarë të Kosovës

schedule12:46 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 12:46 - 11 Dhjetor, 2024

KUKËS- Dy shqiptarë nga Kosova janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin drejt Shqipërisë, një shumë të konsiderueshme monetare, pa i deklaruar.

Ata po udhëtonin drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës me automjetin tip “BMW”.

Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!