Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi-Partizani: Raste të shumta dhe luftë e ashpër, mbyllet pjesa e parë

schedule19:46 - 26 Janar, 2020

schedule 19:46 - 26 Janar, 2020

Është mbyllur pjesa e parë në Air Albania Stadium, mes Kukësit dhe Partizanit. Gjatë këtij fraksioni loje, rastet për të shënuar nuk munguan, por goli po, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 0-0.

Rasti i parë i sfidës ishte në këmbët e Solomon. Sulmuesi i Partizanit gjuan nga distanca në minutën e gjashtë të takimit, por sfera shkon larg shtyllës së majtë pingule.

Në minutën e 20-të, Enis Gavazaj i afrohet shumë pranë golit për Kukësin, pasi gjuan bukur me të majtën nga jashtë zone. Megjithatë, goditja e tij shkon pak lart traut, me Hoxhën që ishte i mposhtur.

Në minutën e 33-të, Musta kërcen më lart se të gjithë në zhvillimet e një goditje këndi dhe gjuan me kokë, por goditja e tij shkon mbi kuadrat. Në minutat e mbetura, skuadrat vazhduan të kërkonin golin e avantazhit, por nuk arritën të gjenin rrjetën./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, java 19
“Air Albania Stadium”, Tiranë

KUKËSI – PARTIZANI   0-0

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Brown, Ferhati, Trashi, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani.

Gjyqtar: Eldorjan Hamitaj

Kartonë të verdhë: Brown 17′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!