Kukësi shkon me objektiva të qarta në ndeshjen e sotme në Vlorë ndaj Flamurtarit. Trajneri Cungu tregon se çfarë kërkon nga ekipi, ndërsa tregon se përse gaboi ndaj Laçit.
Nuk ka kohë për t’u qarë për mundësinë e humbur ndaj Laçit.
Kukësi ka sot një ndeshje tepër të fortë në fushën e Flamurtarit, sfidë që nuk është aspak e lehtë.
Gjithsesi, trajneri Armando Cungu, nuk druhet, por i vendos vetes dhe ekipit objektiv maksimal, fitoren.
“Normalisht duke pasur paraysh organizimin, kontigjentin që kanë në dispozicion, i cili është kualitativ natyrshëm që është një ekip jo i lehtë. Megjithatë edhe Kukësi ka emrin e vet, ka kualitetin e vet dhe nuk kemi pse i druhemi absolutisht asnjë lloj kundërshtari”, shprehet Cungu.
Gjithsesi, Kukësi krijoi dyshime pas barazimit me Laçit në javën e parë të Superligës.
“Kanë ndryshuar disa individë përsa i përket formacionit. Sikurse pres edhe aspektin fizik që isha i vetëdijshëm edhe në ndeshjen ndaj Laçit, ekipi nuk ishte në formën e duhur për arsye nuk ishin bërë as tre ditë në një ndeshje që luajtëm ndaj Torpedos në Europë ”, tha Cungu.
Cungu thekson edhe diçka tjetër që sipas tij është mungesë në ekip.
“Normalisht që dëshira që mund të jetë e imja, por dhe drejtuesve, dëshira që të vijë sa më shpejt, kam thënë dhe herë të tjera, edhe pse ka ngel shumë pak kohë në dispozicion, shpresoj të vijë një lojtar që merr përgjegjësi që tregon vlera”, tha trajneri Cungu./abcnews.al