Kukësi nuk i ndahet Skënder Gegës, dy opsione për Orges Shehin

schedule15:54 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 20 Qershor, 2020

Mbahet mend për momentet e shkëlqyera të vjetshme. Skënder Gega doli kampion me Partizanin sezonin e kaluar, duke rikthyer titullin pas 26 vjetësh, por tani duket se është gati për t’u kthyer në Superiore.

I largua nga të kuqtë, për mosmarrëveshje me drejtuesit sipas burimeve pranë tij, duket se ka vendosur të jetë trajner i Kukësit. Burime pranë klubit verior pohojnë se presidenti Gjici vazhdon të kërkojë një njeri sa më serioz për stolin, edhe pse për momentin aty është i ulur Orges Shehi.

Gega provoi të drejtonte në Lindjen e Mesme, në të njëjtën zonë gjeografike ku kishte qenë përpara sesa të udhëhiqte Partizanin, por u pengua nga epidemia e koronavirusit, duke mbetur i bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk ka informacione lidhur me kohëzgjatjen e një kontrate të mundshme, apo lidhur me aspektin financiar, por me gjasë mund të jetë një akord 1+1, ose dyvjeçar. Përsa i përket teknikut të tanishëm të Kukësit, Orges Shehit, ky pritet të drejtojë sezonin e ardhshëm Teutën ose Apoloninë e Fierit.

Kjo, në varësi të rezultateve të Edi Martinit në Durrës, si dhe të ngjitjes së mundshme të fierakëve në Superiore sezonin e ardhshëm. Ish-portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, e nisi detyrën e teknikut pikërisht te skuadra korçare sezonin e kaluar, pas largimit të Ilir Dajës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!