Kukësi nuk dëshiron bllof me Lushnjën

schedule10:54 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 10:54 - 9 Dhjetor, 2017

Kukësi shpreson të mos bëjë hap fals në Superligë në ndeshjen ndaj Lushnjes. Trajneri Milinkoviç flet për objektivat deri në fund të vitit dhe për atë që nuk shkon në skuadrën kampione

Sfida duket ajo e duhura për të bërë kthesën.

Kukësi nuk kishte ku gjente ndeshje më të lehtë në Superligë sesa ajo ndaj Lushnjes në fushën e vet, që të merrte fitoren pas zhgënjimeve të fundit.

Trajneri Mladen Milinkoviç, edhe pse ende quhet I besuari I presidentit, e di se çdo afat po skadon dhe se prej tij priten rezultate.

Ndërsa skuadra kampione e Shqipërisë stërvitet në “Zeqir Ymeri”, tekniku serb tregon se çfarë pret nga takimi I radhës dhe nga ata deri në fund të vitit.

“Shpresojmë që të reagojmë dhe të marrim maksimumin në këto ndeshje të fundit. Synimi ynë është fitimi I 9 pikëve në tri ndeshje dhe të ruajmë diferencën që kemi me Skënderbeun. Natyrisht, rezultatet e fundit nuk ishin ata që ne prisnim dhe kanë krijuar një lloj shqetësimi tek ekipi, por besojmë dhe shpresojmë që të nisim kthesën që në ndeshjen ndaj Lushnjes”.

Cili është defekti më i madh që Milinkoviç duhet të rregullojë tek ekipi?

Sinkron Milinkoviç

“Kur nuk vijnë rezultatet, natyrisht që krijohen probleme. Kemi bërë analizën tonë dhe kemi vënë re se pësojmë gola shumë lehtë. Pavarësisht se ne shënojmë në çdo ndeshje, por mënyra sesi luajmë në mbrojtje na e prish punën. Deri tani, nuk kemi arritur ta ndryshojmë këtë gjë”.

Përveç aftësisë profesionale, punën e një trajneri e ndihmon ose e pengon edhe komunikimi.

A flet ndopak shqip Milinkoviçi me lojtarët e tij?

“Gjërat kryesore unë i them edhe shqip gjatë ndeshjeve, kuptoj gjithçka nga gjuha shqipe, por nuk besoj se është ky problemi. Po ashtu, nuk besoj se unë duhet të jem shumë i ashpër në mënyrën e të folurit me lojtarët. Nuk mendoj se kjo jep rezultat”.

Kukësi momentalisht është në vendin e tretë në Superligë me 22 pikë, 9 më pak se Skënderbeu kryesues./abcnews.al