Kukësi ka ndryshuar dhe nuk ka lidhje me atë zymtësinë e zakonshme me dimër të egër. Bashkia po përfundon dekorin dhe po përgatit aktivitetet për një festë të madhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Nuk është një ditë e zakonshme dimri.
Në Kukës po bën mot i butë dhe pse Gjalica është zbardhur nga bora.
Të moshuarit thonë se dimri e ka humbur forcën e dikurshme.
Qyteti është zbukuruar dhe ka marrë pamjen e një feste të vërtetë. Mbrëmjet e ndriçuara ndryshe nga fundvitet e mëparshme janë të zhurmshme.
Bashkia ka menduar që nata e ndërrimit të viteve të jetë një superfestë. Shumë aktivitete do të organizohen në qendër të qytetit si për t’i thënë lamtumirë Kukës i zymtë./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata