Kukësi “lan duart” me titullin pas humbjes në Korçë, thyhet dhe Partizani

schedule19:54 - 9 Mars, 2020

schedule 19:54 - 9 Mars, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e Superiores në Korçë dhe në Shkodër. Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1, ndërsa Vllaznia ka fituar në sfidën përballë Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në të dyja sfidat në fakt, gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Skënderbeu shënoi dy herë brenda 10 minutash, me anë të Bregut (24’) dhe Ditës (34’). Këto dy gola të shpejtë, shokuan Kukësin, që u mungua të reagojë me golin e Et’hemit në minutën e 40-të, por nuk arriti të shmangë humbjen në stadiumin e Skënderbeut.

LEXO EDHE: Pjesët e para/ Spektakël në Superiore, “perla” e Bregut nuk duhet humbur

Edhe Partizani duket se e ka humbur shkëlqimin dhe prej disa javësh, nuk po i largohet dot rezultateve negative. “Demat” u thyen sot në Shkodër, nga një penallti e Gilman Likës në minutën e 35-të.

Kukësi me humbjen në Korçë mbetet 9 pikë larg Tiranës pas 26 javësh kampionat dhe titulli kampion, duket një mision i pamundur. Ndërsa Skënderbeu ngjitet në vend të katërt, me 41 pikë, aq sa ka dhe Laçi një pozitë më lart.

Partizani mbete në kuotën e 38 pikëve, në një pozitë të ulët si vendi i gjashtë, ndërsa Vllaznia, merr tri pikë jetike, duke shkuar në 35 pikë dhe duke iu afruar Bylisit./abcnews.al

SUPERIORE, JAVA 26

VLLAZNIA – PARTIZANI  1-0
G. Lika (p) 35’

SKËNDERBEU – KUKËSI  2-1
Bregu 24’, Dita 34’ / Et’hemi 40’

 

Rendtija

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!