Kukësi kërkon maksimumin në fushën e Partizanit

schedule17:00 - 18 Shkurt, 2018

schedule 17:00 - 18 Shkurt, 2018

Kukësi ndihet më i qetë përpara sfidës së Superligës ndaj Partizanit. Trajneri Pakult tregon se përse është kështu dhe se çfarë kërkon në përballjen në kryeqytet.

Besimi tek ai është i madh, pra edhe përgjegjësia e tillë.

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, e di mirë këtë, ndaj edhe gjithnjë është i shqetësuar për ta treguar me rezultate.

Pas një fillimi me pluse dhe minuse, Pakult mendon se prag sfida ndaj Partizanit në kryeqytet ka atmosferë më të mirë, pas duelit në Kupë ndaj Tiranës.

Peter Pakult: “Me fitoren që bëmë na u kthye vetëbesimi, dhe kjo është me shumë rëndësi për ndeshjen e radhës. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë fitoren. E dimë se Partizani është një ekip shumë i mirë, dhe është e vështirë të mundet në fushën e tij, por mendoj se duhet të bëjmë maksimumin dhe të marrim tri pikët”.

Ekziston dyshimi se te Kukësi shënojnë vetëm sulmuesit, ndërsa lojtarët e tjerë nuk ia dalin dot.

Peter Pakult: “Natyrisht që është shqetësim kur shënojnë vetëm lojtarët e sulmit. Kemi punuar këto ditë, por edhe më parë, që të arrijnë të shënojnë gola edhe lojtarët e tjerë të skuadrës. Gjithsesi, Bakaj dhe Guri po punojnë shumë mirë, po shënojnë gola, dhe unë uroj që niveli i tyre të rritet edhe më shumë ndeshjet e radhës. Po ashtu, që të shënojnë të tjerët”.

Pakult nuk deshi të komentonte faktin se gara për në Europë në Superligën ka konkurrencë të madhe.

Peter Pakult: “Nuk jam nga ata trajnerë që shikojnë shumë larg. Unë dua dhe mendoj që ekipi im të marrë pikë nga ndeshja në ndeshje. Duke fituar që me Partizanin dhe pastaj në takimet e radhës, shpresoj që të jemi në një pozicion sa më të mirë për të realizuar objektivat tanë. Nëse i marrim pikët, besoj se do të jemi aty ku dëshirojmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!