Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi fluturon me Abazajn e Rrocën, dorëzohet Bylisi

schedule15:22 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:22 - 23 Nëntor, 2019

Kukësi është rikthyer të fitorja, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Bylisit. Për ballshiotët kjo është humbja e dytë radhazi, pas disfatës me Skënderbeun në shtëpi. Verilindorët iu falën Abazajt dhe Rrocës, me anësorin që u paraqit mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Miqtë nga Ballshi nuk u paraqitën keq, sidomos në pjesën e parë. Kukësi me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë, duke e parakaluar Bylisin dhe duke ushtruar presion te Partizani u vendit të parë.

NDESHJA – Sfidë e hapur mes Kukësit dhe Bylisit, me të dyja skuadrat që mundohen të gjejnë rrugën e rrjetës. Ballshiotët, që jo më kot mbanin vendin e dytë, luanin si të barabartë me skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

Kukësi ia ka dalë të shënojë i pari dhe ka qenë Kristal Abazaj që me një goditje të fortë befasoi portierin Isli Hidi. Ky i  fundit nuk e priste një goditje në këndin që ishte sulmuesi i Kukësit dhe pa që topi të përfundonte në rrjetë.

Ndreca dhe Guindo provuan të barazojnë, por Xhika ia doli t’i ndalte në minutën e 28-të. Gjithsesi në fund portieri i Kukësit nuk ia doli të devijonte gjuajtjen me kokë të Guindo, i cili shënoi dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. E dyta pati disa zëvendësime, në të dyja krahët.

Goli që vendosi fatet e ndeshjes erdhi në minutën e 73-të, kur Rroca me një gjuajtje në hyrje të zonës mposhti portierin Hidi. Kitanovksi mund të shënonte edhe të tretin, por pa sukses. Abazaj gjithashtu në shtesë u ndal nga shtylla. Te Kukësi gjithsesi në fund iu gëzuan fitores, që sot ndaj Bylisit ishte detyrim.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:30
KUKËSI-BYLIS 2-1
Shënues: Abazaj 21′, Rroca 73′ / Guindo 44′

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Limaj (Lulaj 63′), Musolli, Rroca, Ethemi (Gavazaj 57′), Abazaj, Shkurtaj (Kitanovski 77′). Trajner: Shpëtim Duro
Bylis: Hidi, Ntephe (Celis 32′), Janku, Goxha, Peposhi,  Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Ndreca (Qardaku 53′), Guindo (Turabov 65′). Trajner: Veljko Dovedan

Kartonë të verdhë: Ethemi 45+1′ / Mëllugja 5′, Hadroj 71′, Janku 84′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!