Kukësi drejt “shërimit”, 9 persona rezultojnë negativ nga koronavirusi

schedule12:55 - 23 Prill, 2020

schedule 12:55 - 23 Prill, 2020

9 testet e dyta rezultojnë negative për nëntë qytetaret e infektuar me Covid-19 në Kukës.

Rezultati i testeve doli gjatë mëngjesit të sotëm duke ju dhënë lajmin e mirë qytetarëve që u infektuan nga personeli shëndetësor i Kukësit.

Negativ doli edhe infermieri i urgjencës, i infektuari i parë në Kukës i cili sot la edhe ambientet e spitalit infektiv të Tiranës.

Vatra në Kukës u izolua tërësisht duke mbetur në kuotën e 11 të prekurve nga të cilët 10 tashmë rezultuan negativ.

Me shfaqjen e rasteve të para në Kukës u zhvilluan rreth 165 teste por fatmirësisht duket se gjithçka flet me shenja optimizmi për të dalë edhe Kukësi nga harta e Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!