Kukësi arriti ditën e djeshme t’i shkaktonte Vllaznisë humbjen e parë në këtë sezon, duke e mundur me rezultatin 2-0.
Golat në këtë sfidë u shënuar nga Shqipërim Taipi dhe Edison Ndreca të cilët detyruan shkodranët të bëhen më agresiv ndaj verilindorëve.
Agresiviteti i shfaqur në fushën e lojës dhe ndëshkimet më kartonë kanë cunguar shkodranët për ndeshjen e radhës, në klasiken e kampionatit shqiptar me Tiranën.
Kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta do të mungojë kundër “Bardhe e Bluve” sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa mungesë tjetër për ndeshjen kundër kryeqytetasve është edhe Mustedanagic i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kukësit për një ndërhyrje të gabuar kundër Ardit Hilës. /f.a/abcnews.al