Në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës do të marrë pjesë Partia Socialiste e Edi Ramës, Partia e Lirisë e Ilir Metës dhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës.
Sali Berisha e humbi edhe një herë betejën për t’u zyrtarizuar si kryetar i PD-së.
Për të disatën herë, salla e KQZ-së u kthye në një arenë përplasjesh mes demokratëve, por ndryshe nga 14 maji, ra në sy se si Gazmend Bardhi dhe Sali Berisha po i lëvizin gurët në plane të përbashkëta.
Juristi i Foltores solli një dokument origjinal të cilin ja kishte vënë në dispozicion Gazmend Bardhi për të provuar se rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së, nuk është depozituar ende në gjykatë.
Celibashi vendosi kështu një lloj si në 14 maj, pa asnjë ndryshim. Ajo që ka ndryshuar është se Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi nuk po fshihen më, dhe se Lulzim Basha, po ja del, më i vetëm se kurrë, të ketë sukses të paktën të regjistrohet në zgjedhje. Ajo që lexohet prej hapjes së kutive, ka qenë për të, humbje pas humbjeje, dhe Kukësi nuk premton të jetë ndryshe.
Dhe Lulzim Basha, ndonëse gjithnjë e më vetëm brenda PD ja del, si gjithmonë, me ndihmën e gjykatave, të fitojë. Ndryshe nga qershori 2011, kur ishte Arben Ristani ai që i dha bashkinë e Tiranës, sot ish-kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i dha vetëm atributet e numërimit të votave njerëzve të tij. Por gjithë shenjat janë se do numërojë votat e humbjes së PD në Kukës, dhe pastaj të sorollatet vetëm për një fitore apo humbje mbi Foltoren. Por siç thotë dhe kënga zyrtare që i zgjodhi për PD në Kuvend, ai ka kohë. Ata që nuk kanë, janë opozitarët e thjeshtë.