Kukan: Reforma zgjedhore të miratohet para zgjedhjeve lokale 2019

schedule14:58 - 19 Shtator, 2018

schedule 14:58 - 19 Shtator, 2018

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare Eduard Kukan, reporter për vendin tonë në Parlamentin Europian ka folur për reformën zgjedhore dhe pritshmëritë e Bashkimit Europian ndaj ligjvënësit shqiptar për këtë çështje.

Presidenti i delegacionit për Europën Juglindore njëkohësisht reporter për Shqipërinë në parlamentin Europian Eduard Kukan ka shprehur pritshmërinë që parlamenti shqiptar të amendojë Kodin Zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore të 2019-ës.

Kukan ka vlerësuar dialogun mes partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore duke theksuar njëkohësisht nevojën e përfshirjes në këtë diskutim edhe të spektirt të gjerë të partive politike, si ato jo parlamentare apo edhe shoqërinë civile dhe ekspertët e fushës, në një process gjithpërfshirës të reformimit të kodit zgjedhor. Siç dihet, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë pjesqë kyçe e vlerësimit të standarteve demokratike në vendet që kandidojnë për antarësim në Bashkimin europian, ka theksuar ai.

Raporteri për Shqipërinë në parlamentin Europian Kukan ka përsëritur edhe qëndrimin e shprehur edhe më parë se një bojkot i plotë i opozitës nuk është konstruktiv për vendin pasi kjo e fundit luan rol të rëndësishëm në nxitjen e llogaridhënies. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!