Kujtimet e “unikut” Grosso: Mendova vetëm diçka para penalltisë me Francën

schedule08:55 - 4 Maj, 2020

schedule 08:55 - 4 Maj, 2020

Ndonjëherë në futboll mjafton të shfrytëzosh momentin, të përfitosh nga fati yt dhe askush nuk të harron më. Fabio Grosso e bëri në perfeksion në muajt qershor-korrik të vitit 2006. 42-vjeçari ka qenë një mbrojtës i majtë i mirë, por në Botërorin e Gjermanisë u kthye në fenomen.

Ai ishte qershia mbi tortë e skuadrës së Marcello Lippit, që triumfoi ndaj të gjithë rivalëve dhe dërgoi Kupën e Botës për herë të katërt në Romë. Finalja e madhe ndaj Francës u vendos nga penalltitë, Grosso shënoi deciziven dhe e kujton kështu momentin e paharrueshëm për Sky Sport.

E pamundur të harrohet ai rrugëtim, që u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme. Edhe sot, pas shumë vitesh, emocionet janë të mëdha. Lippi u tregua i aftë në gjetjen e lojtarëve si unë dhe integrimin në një skuadër plot kampionë.

Ishte përgjegjësi e bukur goditja e penalltisë së fundit, e donim atë Botëror me çdo kusht. Gjuajtja e penalltisë përballë Barthez? Mendova vetëm diçka, si ta godisja topin sa më fort”, deklaron një nga heronjtë e kombëtares së kaltër. /abcnews.al