Në 16 prill të 27 viteve më parë, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në një eksod gati-gati biblik.
Gazetari Baki Zeqiri deklaroi se ai ishte 14 vjeç kur ai dhe familja e tij u dëbuan nga banesa prej forcave serbe.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Zeqiri u shpreh se babai i tij ishte polic dhe e dërgoi në familjen në Mal të Zi, dhe u mundua të kthehej në Kosovë, por nuk ishte e mundur.
“Unë kam qenë në moshën 14-vjeçare kur forcat serbe filluan të trazojnë vendin tonë. Gjithmonë kemi qenë të kërcënuar, në një farë mënyre. Kur e lamë shtëpinë tonë, ka qenë shumë e vështirë. Është shumë e rëndë. Unë përjetova diçka të keq, lashë vendin dhe shkuam për në Mal të Zi. Asnjë nga familja nuk u ekzekutua, por ata që dhanë jetën, janë të gjithë familjarë tonë. Ne vazhdimisht kemi qenë si familje të përcjellë nga serbët, babai ka punuar në polici, gjithmonë kemi pasur kërcënime përmes telefonatave. Babai vendosi të na merrte neve dhe nënën, të na çonte në Mal të Zi dhe më pas të kthehej për të luftuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Babai në çdo formë është munduar ta ndihmojë UÇK. Ai tentoi të kthehej, por ishte e pamundur. Atë ditë, ishte autobusi i fundit, gjendja ishte shumë e rëndë, rrugët ishin bllokuar. Kjo zgjati për 3 muaj. Kur u ktheva në shtëpi, ka qenë e bombarduar nga forcat serbe”, theksoi ai./abcnews.al


