Kujdes policia po ju vëzhgon, me shpejtësi skëterr dhe të dehur, 3 shoferë pas hekurave

schedule08:33 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:33 - 25 Tetor, 2020

Tre shoferë janë arrestuar për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim makine në gjendje të dehur. Nga kontrollet me radarë dhe dragera sipas policisë mbrëmjen e djeshme janë pezulluar në Tiranë 11 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.

Policia paralajmëron se kontrolli po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit./db/Abcnews.al