Në Durrës, në Qendrën e Zhvillimit që kujdeset për personat me aftësi ndryshe po bëhet një punë intensive nga gjashtë punonjëse të kësaj qendre.
Personat me aftësi ndryshe që janë pjesë e kësaj qendre, janë të moshës 50 -55 vjeç.
Gazetari Leonidha Musaj tha për abcnews.al se stafi ka rreth një muaj në dispozicion të plotë në shërbim të këtyre qytetarëve.
Këta persona që jetojnë në këtë rezidencë, një pjesë e mirë janë të braktisur nga familjarët, por disa të tjerë qëndrojnë me dëshirë pasi e kanë të pamundur të marrin kujdesin nga familjraët e tyre.
Ndërkohë stafi i përbërë prej 6 personash ka braktisur familjet e tyre duke u kujdesuar për ta.
Punonjësit janë në shërbim të tyre. Ambienti është i përshtatshëm për këta persona me aftësi ndryshe. Kjo qendër, tashmë është shtëpia e tyre. Kushtet dhe kujdesi është maksimal.
Ndërkohë personat që tashmë rezultojnë të konfirmuar me COVID-19 po mbahen në mbikqyrje të plotë, jo vetëm nga stafi mjekësor, por edhe nga policia e cila ka bërë një kontroll të detajuar në këto vatra të prekura, për të bërë të mundur parandalimin e COVID-19./abcnews.al