“Kufizimet anti-Covid na lodhën”, Irma Libohova: Projekti i ri për 2021

schedule20:38 - 1 Janar, 2021

schedule 20:38 - 1 Janar, 2021

Irma Libohova ka folur për herë të parë për moslejimin e koncerteve gjatë kohës së pandemisë. Sipas saj është një kohë mjaft e gjatë dhe i lodh artistët.

“U bë një kohë shumë e gjatë. Në një fare muzike i dekurajon artistët, sepse thotë çfarë të prodhojë. Ku nuk kam ku ta këndoj. Kemi bërë online, e ca nuk kemi bërë, por kontakti me publikun është ndryshe.”

PROJEKTI I RI I IRMA LIBOHOVËS PËR 2021.

Për herë të parë në Bardh a Zi, Kozeta Kurti ka bërë publik projektin e saj të  radhës , ku pjesë do të jetë edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare Irma Libohova. Projekti ka lidhje me kolonat muzikore të filmave shqiptar. Gjithçka pritet të nisi, pas lehtësimit të vendit nga koronavirusi.

“Me Irmën do të shihemi edhe këtë vit, pasi do të bëjmë projekti për kolonat zanore të filmave shqiptarë.” /abcnews.al/