Kufiri detar, gazeta greke e shqetësuar pas deklaratave në Abcnews.al: Qeveria jonë u step

schedule13:05 - 3 Maj, 2021

schedule 13:05 - 3 Maj, 2021

Mediat greke kanë risjellë në vëmendje të publikut ndërtimin e postës ushtarake në ishullin Othonoi përballë Shqipërisë duke u shprehur të shqetësuar në lidhje me vonesat e qeverisë greke për përmbushjen e këtij plani.

Kanë kaluar 6 muaj që prej deklaratave për ndërtimin e kësaj poste dhe sipas gazetës greke “Protothema” qeveria greke nuk ka vepruar, për shkak edhe të shqetësimit të shprehur nga pala shqiptare.

“Protothema” i referohet një interviste që dy ushtarakë të lartë shqiptarë i dhanë zv.kryeredaktorit të Abcnews.al, Dylber Balla, në të cilën ata shpreheshin të shqetësuar për këtë sipërmarrje të grekëve.

Gazeta greke i referohet shkrimeve në Abcnews.al duke theksuar se që prej atij momenti nuk ka asnjë zhvillim për ndërtimin e postës ushtarake.

Lexo edhe: Greqia po sjell ushtrinë në kufi me Shqipërinë, ish-shefi i shtabit flet për Abcnews.al: Duan detin

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjeneral Bardhyl Kollçaku u shpreh atëhere për abcnews.al se “nëse do të konkretizohet ndërtimi i postës, nuk do të ketë asnjë ndikim të zgjidhja e kufirit detar”.

Nuk është vendosur asnjë postë atje, është plan ide. Përpara se të japim një koment apo qëndrim duhet të kemi informacionin e plotë; e para nuk ka asnjë postë të vendosur, janë më shumë mediatike, nuk e dimë qëllimin dhe hapat, e dyta, Greqia dhe Shqipëria si vende në NATO nuk kanë asnjë rrezik të identifikuar nga njëra tjera.

Cfarë do që të jetë një postë me 10-12 ushtarë nuk rrit as sigurinë e Greqisë nga Shqipëria apo kërcënon Shqipërinë nga Greqia. Një postë policie, ushtrie, kërkesë e banorëve, vlerësim, nuk duhet ti japim vëmendje kaq të madhe, është e parëndësishme. Është më shumë peshë mediatike se ushtarake. Janë pa vlera, është më shumë mediatike“, tha Kollçaku për abcnews.al, qendrim të cilin grekët e “Protothema” e cilësojnë si të moderuar, ndërsa shqetësohen për qendrimet e ish-Shefit të Shtabit të ushtrisë Maksim Malaj që tha se qeveria greke kërkon ta përdorë këtë postë si një argument për të thënë se ishulli është i banuar për ta shfryëtzuar më pas gjatë negociatave për detin.

“Ata (Greqia) e bëjnë se duan ta shfrytëzojnë për kufirin detar. Ajo duke e sjellë aty e quan zonë të banuar atë ishull dhe e shfrytëzon nesër, pasnesër dhe thonë unë kam njerëz aty, që banojnë, është imja. Faktikisht ai (ishulli) ka qenë i braktisur. Tani po çojnë trupa për të justifikuar lëvizjen se është i banueshëm. Kjo është, se rrezik nga ne (Shqipëria) nuk ka. Ky është mendimi im” tha Malaj për abcnews.al.

“Protothema” e konsiderohen një stepje të qeverisë greke ndaj Shqipërisë mos ndërtimin e kësaj poste ushtarake duke radhitur ndërkohë në shkrim “këngën e përhershme” të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe situata të ngjashme. /abcnews.al