Ku t’i investoni kursimet tuaja? Eksperti në “Sheshi i Dollarit”: Ja format dhe mënyrat që ofron tregu në Shqipëri

schedule20:23 - 22 Nëntor, 2024

schedule 20:23 - 22 Nëntor, 2024

TIRANË- Një çështje që shqetëson qytetarët është fakti se ku duhet të investojnë kursimet e tyre. Kjo çështje u diskutua në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ndërsa të ftuar janë ekspertë dhe specialistë të fushës.

Eksperti i tregjeve të kapitalit, Artan Gjergji, u shpreh se para 15 vitesh shqiptarët edhe po të donin të investonin kursimet e tyre ishte e pamundur, pasi nuk ka patur alternativa në treg.

Ai shtoi se sot kanë ndryshuar gjërat pasi tregu ka ofruar disa mënyra për të investuar kursimet.

Sipas tij, prej 2012, në Shqipëri kemi biznese private, të cilat kanë emetuar letra me vlerë të borxhit privat, që janë ekuivalente me letrat me vlerë të borxhit publik që emeton qeveria, që janë bonot dhe obligacionet e  thesarit

“Shqiptarët deri para 15 vitesh edhe po të donin e kishin të vështirë të investonin. Çfarë ka ndodhur në këtë periudhë? Kemi një zhvillim të tregut të kapitaleve edhe pse  për hir të së vërtetës zhvillimet janë modeste. Kemi mjaft fonde investimi dhe fonde pensionesh të krijuara tashmë. Kemi që nga 2012, në Shqipëri kemi filluar me bizneset private që kanë emetojnë letra me vlerë të borxhit privat, pra janë ekuivalente me letrat me vlerë të borxhit publik që emeton qeveria, që janë bonot dhe obligacionet e  thesarit, por në anën tjetër janë instrumente huaje borxhi, që janë të garantuara nga biznesi privat, por ka një nivel risku më të lartë sesa instrumentet i borxhit të qeverisë. Që nga 2012, kemi një numër prej 15 korporatash, që sheshin instrumentet e tyre të borxhit privat në tregun e brendshëm të kapitaleve”, tha ai.

Ai vëren se këto instrumente nuk e kanë dhënë efektin e tyre të duhur pasi nuk janë të listuara në bursë.

“Unë gjykoj që këto instrumente nuk e kanë dhënë efektin e tyre të duhura për shkakun e vetëm që nuk janë të listuar në bursë, nëse do ishin listuar në bursë, do kishin likuiditet më të lartë, transparencë më të lartë dhe nga ana tjetër do u jepej edhe fondeve të investimeve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!