“Ku të gjejmë vrimë të futemi”, Pipero tregon si e pritën rastin e parë me Covid tek “Infektivi”

schedule13:39 - 19 Qershor, 2020

schedule 13:39 - 19 Qershor, 2020

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, mjeku Pëllumb Pipero u ndal edhe në një detaj sa të frikshëm dhe të vështirë në përballjen me epideminë në rastin e parë me koronavirus në vend.

Gjatë bisedës, mjeku infeksionit tha se ishin tepër të frikësuar kur shefja e shërbimit i njoftoi për rastin e parë të paraqitur në infektiv por se brenda pak ditëve ishin mësuar dhe e kishin marrë situatën në dorë shumë shpejt.

Juli Xhokaxhi: Si ishte mbërritja e pacientit të parë me koronavirus tek ju në Spitalin Infektiv, ishte e frikshme?

Pëllumb Pipero: Shokuese, kur shefja e shërbimit tha se mbrëmë në mesnatë ishin shtruar 2 pacientë me koronavirus, ne shihnim njëri-tjetrin. Po mendonim ku do gjenim vrimë të futemi tani, por brenda pak ditëve u mësuam. Ishim edhe të trajnuar.

Ne u trajnuam për dy javë rresht se si ta përballonim rastin e parë, improvizonim ditë për ditë. Emocioni dhe frika janë njerëzore, nuk mund të bëjmë trimin. Në fund të fundit kemi bërë një detyrë të shenjtë dhe mendoj se kemi qenë të privilegjuar.

Nëse në fillim të kësaj situate donim 20 deri në 30 minuta për tu orientuar e rastin, tashmë për dy minuta orientohemi menjëherë, tani e dinë cfarë të kërkojnë. Nëse në fillim kërkonim gjithçka, tani kërkojmë atë që duhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!