Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ku pyesin vlonjatët për erën”, Rama në Vlorë kritikon ngjyrat në pallate

schedule18:24 - 1 Maj, 2020

schedule 18:24 - 1 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar inspektimet në Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kryeministri është konsultuar më inspektorët duke u njohur me situatën dhe ecurinë e punimeve.

Gjithashtu Rama shoqërohej edhe nga ministri Damian Gjiknuri, njëherësh dhe deputet në këtë qark, kreu i qeverisë theksoi se së shpejti do të hapet gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër, si edhe kënde për fëmijë.

Ndërkohë kryeministri ka reaguar edhe në rrjetin social “Facebook” ndërsa shprehet se përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e “tuneleve” të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë.

“Drejt përfundimit edhe faza 2 e Bulevardit “Ismail Qemali”, ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e “tuneleve” të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë, përgjatë gjithë aksit të bulevardit.

Së shpejti hapim garën për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër me pemë e lule të llojllojshme, si edhe kënde fëmijësh, të rinjsh, familjesh e të moshuarish”, shkruan Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, kryeministri u shpreh se qytetarët vlonjatë nuk pyesin për erën.

Leli: Vlora është qytet që ka shumë erë në pjesën më të madhe të vitit.

Rama: Çfarë ere. Ku pyesin vlonjatët për erën. E pe si tha ai, ne nuk na zë korona se e merr era.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!