Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Në pranga kanë rënë dy shtetase nga Kolumbia, pasi kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion.
Gjithashtu është proceduar penalisht është një shtetas shqiptar për prostitucion.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

