Kthjellime e vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat në mesditë

schedule07:21 - 16 Maj, 2021

schedule 07:21 - 16 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm.

Por pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Moti i paqëndrueshme do të kushtëzojnë në territorin e Kosovës vranësira të shpeshta, të cilat në zona të izoluara do të sjellin dhe shira të pakët pas mesditës në veri dhe zoat perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime. Mbrëmja sjell largim të vranësirave nga Republika e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Mot i vranët dhe intervale të shkutra me kthjellime dominojnë gjatë paradites. Por mesdita sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në MV.

Rajoni dhe Europa

Rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Ku më të rrëmbyeshëm reshjet do jenë në Europën Qendrore dhe pjesërisht pellgun e Mesdheut. Ndërsa kthjellime dhe vranësira dominojnë Europën Veriore dhe Gadishullin Iberik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!