Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:12 - 12 Nëntor, 2020

schedule 07:12 - 12 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb: Moti mbetet me kthjellime deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pasditja sjellë vranësira kalimtare fillimisht në zonat malore dhe më pas vranësirat shfaqen dhe në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur  nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.

Kosova

Kthjellimet dominojnë orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës dhe në vijim vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Mot me diell mbizotëron gjatë paradites në MV. Po pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor./abcnews.al