Me sezonin aktual që po shkon drejt fundit, klubet po bëjnë gati strategjitë për edicionin e ardhshëm futbollistik. Ndër klubet janë edhe “Katalanasit” e Barcelona, me këta të fundit, që presin një sërë lëvizjesh në merkaton e verës, ku i pari që u larguar ishte tekniku, Xavi, i cili kishte0 lajmëruar më parë, se në qershor do t’i japë fund aventurës në Katalunjë.
Mirëpo, nëse në pankinë ka largime, në repartin ofensiv gjërat janë ndryshe, me anësorin portugez, Joao Felix, i cili duket se do të qëndrojë në “Camp Nou”, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, 24-vjeçari spanjoll do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon te “Katalanasit”, ku pritet të jetë sërish në huazim.
Vetë menaxheri i “yllit” portugez, Jorge Mendes është në krye të operacionit i cili, në këtë pikë, është duke u ecur shumë mirë. Mungojnë vetëm disa detaje përpara se të mbyllet përfundimisht, teksa në media është raportuar gjithashtu se “Los Colchoneros” e Atletico Madrid i propozoi “Katalanasve” që të blinte një përqindje të kartonit të “fantazistit” të sulmit, por nuk pati marrëveshje.
Sakaq, duhet kujtuar se pavarësisht në sezonin e tij të para te “Blaugranat”, Joao Felix është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për spanjollët, teksa ka arritur të zbresë në fushë plot 44 herë, ku ka mundur të dërgojë plot 10 herë topin në rrjetë, si dhe të asistojë në 6 raste të tjera, shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al