Qeveria Greke ka kundërshtuar gjithmonë se ajo po kryente sulme të paligjshme në kufirin me Turqinë.
“Ne nuk po i dërgojmë njerëzit nga Evros përsëri në Turqi duke kërkuar mbrojtje pa garancinë e një procedure të drejtë të azilit”, u tha në deklaratë . Edhe nëse shumë refugjatë pohojnë të kundërtën me vite.
Tani videot e publikuara nga Spiegel konfirmojnë për herë të parë një veprim të tillë në Evros.
Gjashtë policë dhe ish-ushtarë i kanë thënë “Spiegel” se kthime të tilla të paligjshme po kryhen në mënyrë sistematike në Evros.
Në videot e prezantuara prej nesh ka edhe materiale të xhiruara nga rojet kufitare turke.
Sipas një rishikimi nga ekipi hulumtues i “Forensic Architecture” nga Universiteti Goldsmith i Londrës, skenat duhet të jenë marrë të gjitha “në 17 Shtator 2019 midis orës 10.30 dhe 12.30”.
Praktika në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare
“Dëbimet pa miratimin e refugjatëve janë të paligjshme dhe janë në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriut të BE-së. si dhe me Konventën e Gjenevës të vitit 1951 për statusin e refugjatëve. “…
Një zëdhënës i Policisë Greke tha në përgjigje të akuzave të Spiegel se ai nuk ishte në dijeni të incidentit.
“Roja kufitare greke ka vepruar gjithmonë brenda kornizës së legjitimitetit demokratik dhe marrëveshjet ndërkombëtare po respektohen, u përgjigj ai.
“Sugjerimi i Spiegel për të parë videot u mohua, dhe nuk është e nevojshme të hetohen më tej akuzat e Spiegel”, deklaroi ai.
Raporti përfundon se “policia greke, pas hetimeve të brendshme, kurrë nuk ka qenë në gjendje të zbulojë, siç thotë ai, ndonjë “keqbërje”.
Kohët e fundit, madje Kryeministri Kyriakos Mitsotakis reagoi artikullit të Spiegel. Duke folur me Handelsblatt, ai tha se nuk kishte informacion të ngjashëm. Por pas indikacioneve të fundit, do të jetë e vështirë të vazhdosh të bësh të njëjtat pretendime. ” /Përgatiti: Sonila Backa-abcnews.al