“Kthimi i Bashës, favori i fundit për Berishën”, Kulluri: Të hapi akademi për dështakët, Tabaku nuk është ndryshe

schedule17:44 - 24 Maj, 2023

schedule 17:44 - 24 Maj, 2023

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer me një takim me të rinjtë e FRPD. Analisti Edvin Kulluri i ftuar në “Neësline” është shprehur se ky rikthim i Bashës i shërben vetëm Sali Berishës dhe qëndrimit të tij në krye të “Foltores”.

“Të them të drejtën të rinjtë, kë të votojnë, Bashën, Alibeajn apo Berishën? Zakonisht nuk ka pasur ndonjë pjesëmarrje masive të të rinjve.

Unë mendoj që kthimi i Bashës, mund t’i shërbejë vetëm Berishës dhe qëndrimit të tij në krye të militantëve që kanë mbetur. Për cfarë duhet të kthehet? Të kthehet për reformuar partinë që e drejtoi pa mbledhur ndonjëherë forumet, rezultatet dihen. Do kthehet për të fituar? Është një humbës i sprovuar. Për të bashkuar me Berishën? Po, kjo mund qëndrojë. Berisha ka nevojë për një armik që të qëndrojë në PD.

Në atë  bashki që nuk pritej, nuk është votuar për PS, por  kundër kandidatëve të “Foltores”. Basha jo vetëm që nuk e ka bërë me mirë se Berisha, por me keq, sepse Berisha të paktën një herë në dy muaj i mbledh forumet.

PD i janë vënë minat në zgjedhjet e vitit 2017. Me listat e Bashës dhe marrëveshjen e tij më Edi Ramën, për të cilat nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Nuk mban përgjegjësi as për largimin e Berishës në mënyrë tinzare” tha Kulluri.

Kulluri theksoi se Basha përbën tipin e armikut të brendshëm që mund të mbajë në fron akoma udhëheqësin e përjetshëm të partisë.

Në lidhje me mundësinë e marrjes së drejtimit të PD nga Jorida Tabaku, ai tha se Tabaku aty ka qenë  dhe se nuk është ndryshe as nga Berisha, Vokshi apo Noka.

“Aty ka qenë Tabaku. Kjo parti nuk iu nënshtrua kurrë asnjë debati ca ka ndodhur nga viti 2013 e ktej. Nëse ju mendoni se ajo cështje ikën Goni dhe vjen Loni, kjo nuk sjell gjë. Tabaku nuk asnjë ndryshim nga Berisha apo Vokshi. A ka bërë politikë më mirë se këta tjerët Tabaku, kur ka bërë kritikë Tabaku?

Këta presin që të dali Luli prap dhe të bërtasin prap për Berishën, sepse Ramën nuk e rrëzojnë dot kurrë.

Kujt i flasim këta për regjimin që vjedh vota, kur atë fuqi që kanë në dorë brenda partisë e përdorin më keq se Rama” u shpreh analisti.

Më pas Kulluri shtoi se nuk e di se në kuadër të çfarë është ky takim i Bashës me të rinjtë, duke shtuar se Basha më mirë të hapi një akademi për dështakët.

Unë nuk e di se për çfarë rikthehet Basha. Do hapi akademi për dështakët. Si të humbësh zgjedhjet për 8 vite rradhazi” tha analisti.

Në fund ai foli edhe për ligjin për pronat të bëri publik sot nga Ulsi Manja, për të cilin tha se duhet parë vendimi i qeverisë, por në princip është diçka shumë e mirë.

Në princip është diçka shumë e mirë. Sot kjo çështje trajtohet vetëm në gjykatë dhe duke parë ngarkesën e pronave kjo çështje është koklavitur. Duhet të shohim vendimin e qeverisë. Uroj që të jetë një vendim i saktë dhe i mirë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj gangrene që ka 31 vite” tha Kulluri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!