Kthen librin në bibliotekë pas 40 vitesh dhe dënohet me 5 Euro gjobë

schedule14:53 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:53 - 17 Shtator, 2020

Mund të duket e pabesuëshme, por është e vërtetë. Një libër i marrë në bibliotekë nga një lexues, është kthyr pas 39 vitesh, 13 javësh dhe 5 ditësh pas afatit që është marrë.

Tashmë libri është përsëri në vendin që i takon, ndërsa gjoba për kthimin e librit me vonesë duhet të jetë rreth 1 530 euro, sipas përllogaritjeve të agjencisë holandeze të lajmeve, ANP.

Por, lexuesi pagoi një gjobë prej vetëm pesë eurosh, shuma maksimale e vendosur nga biblioteka lokale.

“Lexuesi duhet ta ketë pasur të vështirë ta dorëzonte librin”, shkruajti në Twitter një bibliotekar në qytetin jugor, Groesbeek.

Romani në fjalë “Back to Oegstgeest” nga Jan Ëolkers tregon për edukimin e rreptë të autorit dhe është filmuar nga Theo van Gogh në vitin 1987. l.k/abcnews.al