Kryqëzimi i Shëngjinit, banorët në alarm për trafikun

schedule12:45 - 18 Prill, 2018

schedule 12:45 - 18 Prill, 2018

Me fillimin e sezonit turistik, Lezha kthehet në qytetin me trafik të rënduar në rrugë. Kjo për shkak se kryeqëzimi dhe rruga drejt Shëngjinit nuk e përballon dot fluksin.

Drejt Shëngjinit hyjnë të gjithë njëherësh. Kamione e makina të vogla. Rruga është e ngushtë e për këmbësore nuk ka vend.

Trafiku në Lezhë do të jetë i pashmangshëm për ditët e nxehta. Kjo referuar hyrjes së Shëngjinit që prej vitesh ka rezultuar të jetë shkaku kryesor. Asnjë masë e Policisë Rrugore me shtim patrullash nuk ka mundur ta zgjidhë problemin.

Një mundësi e vogël është vetëm një segment dytësor në fshatin Ishull Shëngjin. Shërben vetëm sa për të boshatisur fluksin nga Shëngjini drejt superstradës dhe është një kalimshe.

Njerëzit këtu e shohin kryqëzimin e Shëngjinit si kryqëzim vdekje dhe aspak të përshtatshëm për në zonë turistike.

Problem do të jetë edhe qendra e Shëngjinit. Rruga me gropa do të shoqërojë sezonin veror pasi prej vitesh ende nuk ështëinvestuar. Por vendoret shmangën nga përgjegjësitë.

Përshkak të numrit të lartë të automjeteve, trafiku i verës në Shëngjin arrin në disa kilometra, kurse hyrja e tij shkaku kryesor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!