Kryetari i KLP Ibrahimi: Shpresoj që Kuvendi të marrë parasysh renditjen e KLP

schedule11:57 - 14 Nëntor, 2019

schedule 11:57 - 14 Nëntor, 2019

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi përpara medias, pas mbledhjes së KLP, se shpreson që Kuvendi të mbajë parasysh renditjen që ka bërë KLP.

“Besoj dhe shpresoj që nuk do të kemi ankime nga kandidatët për vlerësimin. Besoj që me këtë proces dhamë një shembull, me të cilin shpresoj i përgjigjemi edhe skepticizmit. Kuvendi ka kompetencën kushtetuese për përzgjedhjen e kandidatit. Besoj që Kuvendi do të marrë parasysh vendimin e KLP, dhe të zgjedhë kandidatin që është renditur i pari. Ligji parashikon që Kryeprokurorin e zgjedh parlamenti dhe jo KLP. Të tre janë kandidatë të vlefshëm për Kryeprokuror”, deklaroi Ibrahimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!