Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët” në RMV shkon në Prishtinë: Iu përgjigja ftesës së Albin Kurtit

schedule18:00 - 30 Janar, 2024

schedule 18:00 - 30 Janar, 2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ndodhet për një vizitë në Prishtinë. Taravari po qëndron në Kosovë me ftesë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka mbërritur në Prishtinë bashkë me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

“Kisha ftesë dhe normalisht i përgjigjem ftesës. Xhaferin e kam uruar për pozitën e re. Besoj që me Kurtin mund të flasim edhe për zgjedhjet e 8 majit”, ka thënë ai për mediat në vendase.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!