Kryeson Tirana, qytetet ku u shënuan rastet e reja me koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule13:33 - 25 Mars, 2020

schedule 13:33 - 25 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 146, ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë.

Vlen për t’u theksuar faktin se numri më i madh i të prekurve të rinj është në Tiranë me 11 të tillë duke e çuar në 83 numrin total të të infektuarëve në kryeqytet.

3 raste të reja janë konstatuar në Lezhë gjithashtu dhe nga dy raste në Fier dhe Korçë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit:

11 raste në Tiranë
1 rast në Durrës
1 rast Elbasani
2 raste Fier
2 raste Korcë
1 rast Vlora
1 rast Shkodër
3 raste Lezhë
1 rast Krujë . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!