Kryesocialisti Rama njofton hapjen e fushatës së PS: Në 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës, për takimin festiv Shqipëria 2030

schedule14:55 - 8 Prill, 2025

schedule 14:55 - 8 Prill, 2025

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije takimin të cilin e quajti festiv në Sheshin Skënderbej. Takimi do të përkojë edhe me nisjen zyrtare të fushatës së socialistëve dhe do të mbahet ditën e shtunë në orën 12.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺“, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!